Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski sot ka marrë pjesë në konferencën e tretë të shefave të Shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të SHBA-së- Kartës së Adriatikut (A-5) që mbahet në qytetin Durrës të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit e konferencës kanë diskutuar në temën “Forcimi i interoperabilitetit dhe gatishmërisë së NATO-s për përballje me kërcënimet e përbashkëta të sigurisë dhe sfidat”.

Duke folur për sfidat e përbashkëta të sigurisë, gjenerali Gjurçinovski në paraqitjen e tij para pjesëmarrësve ka theksuar arritjet e aftësive të Armatës në RMV në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës për përparimin në reforma dhe anëtarësimit të plotë të RMV-së në NATO që është një nga qëllimet tona të përbashkëta me këtë iniciativë.