Një 7-vjeçar pretendon se është dhunuar nga fqinji i tij 72-vjeçar, në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Nëna e djalit pohon se fëmija i saj është i gjithi me shenja në trup, ndërsa i moshuari është arrestuar, nga policia e Kosovës.

Viktima e dhunimit është i mituri me iniciale N.P., ndërsa i moshuari, i cili sistematikisht për një muaj dyshohet se dhunoi seksualisht të miturin N.P., mban inisialet S.S..

Nëna e djalit thotë se të hënën ai i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk i ishte kthyer për më shumë se 24 orë. Ajo tha se djalin e kishte gjetur në një market në të cilin po qëndronte edhe 72-vjeçari.

Nëna e të miturit rrëfen për Express, se djali i ka thënë asaj se ishte ngacmuar seksualisht nga i moshuari serb në Kosovë.

“Djali mu zhduk një ditë e disa orë nuk ishte në shtëpi. Unë dola me e kërkuar djalin. I ka 7 vite. Në ora 6 pasdite kam dal me e kërku. Djali pardje ka dal nga shtëpia duke luajtur me shokët. Unë dje e kam gjetur atë.

Djali deri ka ardhur në shpi nuk më ka tregu se çka i ka ndodhë. Mi ka futë gishtat me ka kap prapa, më thoshte djali. Ai djalin e ka dhunu me zor. Trupin e pa pas me shenja djali. Djali më thoshte se ia ka lidhur duart edhe e ka dhunuar. Unë e kamë pa djalin, prapa ka qenë krejt i skuqur. Plaku e ka shtëpinë këtu afër nesh.

Unë e thirra policinë e ia tregova rastin. E kam të vetmin djalë. Kur unë e gjeta djalin rrinte me plakun. Djalin e kam pa lakuriq, bëj be qe ka qenë lakuriq. Unë djalin e kam të sëmurë. Ka epilepsi. Policia më treguan se e arrestuan”, – thotë nëna e 7-vjeçarit.

Loading...