Selena Gomez së fundmi ka folur për betejat me shëndetin mendor, në darkën vjetore të spitalit McLean.

Këngëtarja 27 vjeçare u nderua në këtë ngjarje me çmimin McLean dhe gjatë fjalimit të saj ajo foli për shëndetin mendor.

“Vitin e kaluar, unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht. Nuk isha në gjendje të buzëqeshja apo të dukesha normale. Ndjeja sikur gjithë dhimbja ime dhe ankthi im rrinte mbi mua dhe ishte një nga momentet më të frikshme të jetës time”, tha Selena.

“Unë kërkova mbështetje nga mjekët dhe ishin në gjendje të më jepnin një diagnozë të qartë. Në momentin që mora atë informacion, në të vërtetë ndjeva tmerr dhe lehtësim. E tmerruar sepse nuk e dija pse pata vuajtur për aq vite nga depresioni dhe ankthi. Megjithëse kjo nuk do të thotë që e tëra ka ikur, unë mund të them që pas një viti me shumë punë intensive, jam e lumtur, jam e shëndetshme dhe jam nën kontroll”.