Aleanca për Shqiptarët sot reagoi se si parti politike nuk është ftuar të marrë pjesë në takimin e liderëve të kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Në takime të këtilla, siç tha lideri i partisë Ziadin Sela, duhet të marrin pjesë katër partitë më të mëdha politike.

“Për Aleancën për Shqiptarët nuk do të pranohet kurrfarë marrëveshje në të ardhmen që do të arrihet vetëm mes një blloku të partive politike. Koncepti katër parti më të mëdha politike, dy nga partitë politike maqedonase dhe dy nga partitë politike shqiptare duhet të vazhdojë”, tha Sela në takimin e sotëm me mediat. Shtoi se si opozitë shqiptare kanë çfarë të thonë për më shumë tema, mes të cilave regjistrimin, Ligjin e PSP-së, për reformat në Kodin Zgjedhor.

Sela theksoi se e dënojnë sjelljen e kryeministrit i cili, siç tha, sillet në mënyrë mospërfillëse ndaj opozitës.

Sipas Selës, sjellja e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së është e papranueshme lidhur me amendamentet për ligjin për PP. Shtoi se ata kanë parashtruar rreth 30 amendamente.

“PSP duhet të ruhet. Për atë kemi 27 amendamente në propozimin për ligjin e ri për Prokurori Publike. Propozim të njëjtë dëgjojmë në negociatat, kryeministri ia propozon Mickoskit”, tha Sela. Aleanca për Shqiptarët propozon që në të ardhmen me PSP-në të udhëheqë prokuror nga jashtë, më saktë nga vendet e BE-së apo të SHBA-së.

Për procesin e vetingut, Sela tha se janë për vendosjen e tij pa dallim të rezultatit dhe shtoi se duhet “të pastrohet” sistemi i funksionarëve të korruptuar. Konsideron se në vjeshtë duhet të marrim datë për negociata me BE-në.

Loading...