Që të dy e mbështesim hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, porositi kështu zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Frantishek Ruzhiçka, pas takimit me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotzis në MPJ-në greke, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin një prej temave për të cilat biseduan Barviciotis dhe Ruzhiçka.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë tha se në tetor këshilli evropian duhet të sjell vendime të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Që të dy e mbështesim avancimin dhe hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Gjithashtu, në përgjithësi, ne do të donim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në të ardhmen të jenë në Bashkimin Evropian. E dimë se askush nuk është i përkryer edhe ne nuk jemi të përkryer”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë pas takimit me Varviciotis.

Ruzhiçka duke folur për marrëdhëniet e Sllovakisë me Greqinë, e përmendi edhe trashëgiminë nga Greqia antike, siç janë demokracia, filozofia, lojërat olimpike, por edhe Cirilin dhe Metodin.

Bregziti, çështja e emigracionit, bashkëpunimi bilateral dhe ardhmëria e Evropës ishin temat tjera për të cilat biseduan zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë dhe ministri aktual i Punëve të Jashtme i Greqisë.