Është kthyer në fenomen tashmë që këngët janë më ‘trend’ nëse këndohen në dialektin gegërisht. Pikërisht këtë shqetësim ka ngritur edhe këngëtarja Rozana Radi duke thënë se kjo gjë po e shkatërron këngën.

Ajo ju është drejtuar tekstshkruesve dhe këngëtarëve të cilët sipas saj e bëjnë ‘sallatë’ tekstin dhe se ju interesojnë vetëm paratë dhe asgje më shumë.

“Si ta shkaterrojme kengen tone ! Dy fjale per autorin dhe interpretuesin e kenges. Nje kengetar/è qe se di se cfar kendon ne kenge eshte nje kengetarè/e pa identitet. Nje tekstshkrues qe ja ben tekstin “sallate “ eshte nje diletant/e qe i interesojne veten ato pak para qe ka marre.Me pak fjale te dy “ja keni fut vetes“

Dhe ate jo ne Gegnishte te paster po zhargon….. Ndiqni keshillat me lart”, ka shkruar ajo.

Rozana ka shkruar gjithashtu shumë tekste për këngëtarët dhe thotë se nuk e kupton se si këngëtarë të lindur në Shqipëri, të cilët kanë folur gjithë kohës gjuhë letrare, të këndojnë në gegërisht:

“Nuk e kuptoj këtë mani të teksteve që po dëgjoj! Një këngëtar/këngëtare e lindur në Shqipëri këndon duke e shqiptuar pa sukses aksentin e bukur të Gegënishtes. Kur ka folur gjithë jetën gjuhën letrare, pse këndoni gegënisht?! Nuk e kuptoni që nuk artikuloni atë që këndoni! Bëjeni këngën me titra poshtë se vërtet nuk kuptoheni. Si mund t’ja bëni një gjë të tillë këngës tuaj ( supozohet që aty të jetë gjithë bota juaj) ndërkohë ju jeni dikush tjetër. Po ja u them dhe unë në dialekt. Uh sa pa lidhje”, janë fjalët shqetësuese të këngëtares Rozana Radi.