Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar për kërcënime të sigurisë në Gjirin Persik nga forca të huaja, pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për rritje të moderuar të pranisë së trupave ushtarake në rajon.
Rouhani tha se forcat ndërkombëtare ushtarake kanë sjellë “dhimbje” dhe nuk duhet të përdoren si garë e armatimit.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa ushtarake në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara pas sulmit me dron në rafinerinë e naftës, për të cilën e fajësojnë Iranin, edhe pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin nga rebelët Huthi.

Rouhani tha se do ta prezantojë një plan të ri për paqe në Gjirin Persik në Kombet e Bashkuara. Ky vit ka shënuar rritje të tensioneve në mes të SHBA-së dhe Iranit, që nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve ndaj Iranit.

Loading...
Global