Rivaldo, ish ylli i FC Barcelona, ka kërkuar nga Luis Suárez dhe Antoine Griezmann që të udhëheqin Barçën tani që Leo Messi është lënduar sërish.

Uruguaiani dhe francezi duhet të bëjnë një hap para sipas Rivaldos.

Messi pritet të mungojë nga 10 deri në 15 ditë.

“Ata duhet të bëjnë një hap para dhe të bëjnë dallimin në ndeshjet e ardhshme. Edhe pse ata janë lojtarë të shkëlqyer, aktualisht janë larg formës së tyre”, tha ai.

Rivaldo është i brengosur për lëndimet e Messit.

“Klubi duhet të ketë kujdes sepse Messi tashmë është 32-vjeçar dhe ka luajtur në nivele të larta për një kohë të gjatë pa pushim. Është normale që të ndjejë shqetësime”.

“Herët apo vonë lëndimet paraqiten te lojtarët, kështu që Barcelona duhet ta lërë të rikuperohet plotësisht dhe të mos përsëriten. Nuk ka rëndësi nëse ai do të jetë jashtë për dy javë, tri apo një muaj nëse është e nevojshme”.

“Nuk jam duke thënë se kjo është një sinjal i rënies së karrierës së Leo Messit. Ai do të kthehet dhe do të jetë në skenë edhe për shumë vite në nivelet më të larta”, insiston Rivaldo