Rita Ora u ka bërë thirrje femrave që të kryejnë rregullisht testet për diagnostikimin e kancerit.

Nëna e Rita Orës vite më parë kishte mposhtur sëmundjen e kancerit.

Meqë është provuar në familje me këtë sëmundje, këngëtarja përmes një postimi në Instagram u ka bërë thirrje femrave që të kryejnë testet rregullisht në mënyrë që të diagnostifikojnë sëmundjen me kohë, para se të jetë vonë.