Kuzhinieri i njohur Renato Mekolli siç është bërë e ditur dhe më herët do të fillojë në tetor sezonin e ri të emisionit të tij ‘“Hell’s Kitchen Albania”.

Shefi i kuzhinës ka premtuar se këtë sezon do të ketë shumë supriza.

Dhe një nga suprizat e Mekollit është dhe martesa e tij.

Image

Mekolli publikoi  një foto në llogarinë e tij në Instagram duke pozuar para pasqyrës ku ka provuar kostumin e dhëndrit, ndërsa në një tjetër foto në profil shkruan:

“E vendosa,do martohem.Dhe ku më mirë se në emisionin tim,në Hell’s Kitchen Albania .

E pas publikimit të fotos me kostum Renato ka folur sërish për dasmën e tij.

Në një postim të ruajtur nga Iconstyle shefi i kuzhinës ka shkruar:

“Dasma do të bëhet… Nuk ka kthim mbrapa! Dhe do të bëhet në “Hell’s Kitchen”. Premierë në tetor në “Hell’s Kitchen”- janë fjalët e Renatos në postim.

Image