Sergio Ramos nuk luajti në humbjen e Real Madridit 3:0 kundër Paris Saint-Germain, sepse po e vuante dënimin me dy ndeshje pezullim dhe bashkëlojtarët e tij ia ndien mungesën përsëri në Ligën e Kampionëve.

Pesë humbjet e fundit në Ligën e Kampionëve, Real Madridi i ka pësuar pa prezencën e kapitenit,

Përveç humbjes ndaj klubit francez të mërkurën mbrëma në Paris, Ramos e vuajti pjesën e parë të pezullimi me dy ndeshje në humbjen e Real Madridit kundër Ajaxit, që rezultoi me eliminimin e të bardhëve nga gara e sezonit të kaluar.

Ramos ishte pushuar për dy ndeshjet e Real Madridit në fazën grupore kundër CSKA Moscow sezonin e kaluar. Reali i humbi të dy këto ndeshje, 1:0 në Rusi dhe 3:0 midis Santiago Bernabeu.

Ramos nuk ishte pjesë as e humbjes së Real Madridit 3:1 kundër Juventusit në sezonin 2018/19, për shkak të një suspendimi me kartonë.

Është shqetësues për Real Madridin fakti se skuadra po vuan kaq shumë në Evropë pa Ramosin

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...