Katica Janeva sërish te Villma Ruskoska. Pikërisht në mesditë ish-shefen e PSP-së nga Shutka e sollën në Prokurorinë e krimit të organizuar. Aty qëndroi tri orë. Personalisht i shikonte provat kundër saj në rastin “Reket”. Ndonëse hetimin Ruskoka e përfundoi, mbrojtja dhe Janeva bënin ekspertizë në të gjitha provat materiale që tregojnë lidhshmëri me Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Edhe Janeva, si edhe Boki 13, këtë javë dy here ishin në Prokurori. Që të dy kërkuan që fillimisht të njihen me provat, e pastaj t’i tregojnë versionin e tyre të aferës.

Tani për tani, Janeva dhe Boki 13 ende janë në Shutkë. Në izolim shtëpiak është i dyshuari i dytë Zoran Milevski – Kiçeec. Hetimi i përfunduar i lejoji që qelinë e burgut ta zëvendësojë me arrest shtëpiak. Kiçeec kur për të parën herë u paraqit në prokurori, mbrohej me heshtje. Edhe atij i është dorëzuar vendimi për hetimin e përfunduar. Megjithatë, dëshmia e tij mbeti e fshehtë për mbrojtjen e Boki 13. Avokati i tij dje u ankua se prokuroria nuk i ka lejuar Boki 13 ta lexojë atë çfarë ka thënë Kiçeec para Ruskovskës. Për aferën e zhvatjes së parave nga biznesmeni Orce Kamçev të dyshuar janë Boki 13, Kiçeec dhe Janeva. I kanë marrë më shumë se 1 milion euro dhe i kanë premtuar se do të ndikojnë te ish-shefja e PSP-së, që ta ndërpresin hetimin e larjes së parave kundër tij.