Politikanë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit qytetar sot në Shkup kanë debatuar për reformat që duhet të ndërmerren në sistemin zgjedhor me qëllim të fitohet model zgjedhor me të cilën do t’u mundësohet të gjithëve të kenë mundësi të njëjta.

Për presidentin Stevo Pendarovski, duhet të krijohet më shumë hapësirë për garë politike të ideve të ndryshme dhe paraqitje më të mirë të qytetarëve si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Reforma, sipas tij, do të mund të përfshijë edhe ndryshimin e numrit të njësive zgjedhore dhe sjelljen e listave të hapura.

“Vetëm një model për funksionim më të mirë të sistemit politik demokratik nuk ekziston. Prandaj, qëndrimi im dhënë kohë më parë ka qenë për mbështetje të iniciativës për reforma në modelin zgjedhor në drejtim të tejkalimit të partitëkracisë dhe llogaridhënies më të madhe nga partitë, veçmas gjatë financimit të fushatës zgjedhore, krijimit të hapësirës më të madhe për garë politike për ide të ndryshime politike dhe paraqitje më të mirë të qytetarëve si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Ajo reformë mund të përfshijë ndryshim të numrit të njësive zgjedhore dhe sjelljes së listave të hapura. Nëse ashtu merremi vesh, mund të nënkuptojë ndërrim të plotë të modelit proporcional me atë të përzier ose të shumicës”, ka thënë Pendarovski gjatë fjalimit hyrës në konferencë.

Zgjedhjet, siç ka thënë, nuk fillojnë në ditën zgjedhore dhe nuk përfundojnë me numërimin e votave dhe publikimit të rezultateve.

“Fillimi i tyre i vërtetë nuk është as edhe në ditën e fillimit të fushatës zgjedhore. Ishim dëshmitarë se edhe gjatë ditës së qetë zgjedhore dhe fushatës së qetë, kemi pasur manipulim të zgjedhjeve ose të vullnetit të qytetarëve. Një nga arsyet pse raporti i KE-së për progresin e vendit ishim të etiketuar si shtet i kapur ka qenë mu sistemi i zhvilluar për manipulim masiv me zgjedhjet larg prej ditës zgjedhore”, ka thënë Pendarovski.

Nga Qeveria thonë se janë të hapur për të gjitha propozimet konstruktive me qëllim të sillen më shumë vendime demokratike në sistemin zgjedhor.

“Që këto procese të jenë të suksesshëm duhet të gjitha partitë në Kuvend të tregojnë gatishmëri të marrin pjesë në këto reforma. Me rëndësi është zëri i partive të vogla, jashtëparlamentare. Çdo votë konstruktive duhet të dëgjohet. Jemi të hapur për dialog në favor të demokratizimit maksimal të procesit zgjedhor në RMV”, ka porositur kryeministri Zoran Zaev, i cili për shkak të prezencës në Asamblenë e Përgjithshme është paraqitur me video porosi në konferencën në Shkup.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Dekoska nën kompetenca të së cilës në periudhën e kaluar janë zhvilluar bisedimet për Kodin zgjedhor, ka paralajmëruar se në periudhën që vijon do të vazhdojë debati i cili do t’i kushtohet implementimit të rekomandimeve të OSBE-së si dhe çështjeve për ndryshime në modelin zgjedhor dhe listat e hapura.

“Përcaktimi jonë do të jetë të jemi ndërmjetës që në një mënyrë do të koordinojë procesin mes partive politike, por dua të potencoj se asnjë reformë në legjislaturën zgjedhore nuk do të mbështesim nëse nuk marrim konsensus nga partitë politike”, ka theksuar Deskoska.

“Kjo nuk do të thotë se ne e bëjmë Listën zgjedhore, por kjo do të jetë vetëm hallkë shtesë e cila do të jetë në dispozicion të KSHZ-së për Listën zgjedhore që të jetë sa më e besueshme”, ka thënë ministri Damjan Mançevski në konferencën e sotme kushtuar perspektivave të reformave zgjedhore.