“Los Blancos” po mendojnë qysh tash për pasardhësin e trajnerit Zinedine Zidane. Në opsion janë edhe Jose Mourinho dhe Xabi Alonso

Real Madridi është duke menduar për pasardhësin e trajnerit Zinedine Zidane,

Francezi nuk e ka nisur mirë sa duhet eksperiencën e dytë në “Santiago Bernabeu”, prandaj atij ka nisur t’i dridhet karrigia.

“Los Blancos” e kanë bërë Mauricio Pochettinon si objektivin kryesor të tyre për ta zëvendësuar Zidanen, i cili e kishte fituar tri herë radhazi Champions Leaguen me ekipin madrilen.

Presidenti Florentino Perez është një admirues i madh i trajnerit të Tottenhamit, i cili shkoi deri në finale të Championsit sezonin e kaluar.

Klubi mbretëror francez i ka në opsion për trajnerë edhe Jose Mourinhon dhe Xabi Alonson.