Real Madridi e ka mundur 2:0 Osasunan të mërkurën, duke e marrë kreun e La Ligës pas fitores së tretë radhazi.

Junior Vinicius dhe Rodrygo shënuan për fitoren e tretë radhazi të skuadrës së Zinedine Zidane të martën në Santiago Bernabeu.

Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, Real Madridi është futur në një seri fitoresh në ligë dhe si pasojë është lider pas gjashtë javësh.

Vinicius shënoi një gol shumë të bukur nga distanca për t’i dhënë epërsinë madrilenëve në minutën e 36-të, para se Rodrygo, i ardhur nga stoli në pjesën e dytë, të shënonte në prekjen e parë të topit në minutën e 72-të.

Real tani grumbullon 14 pikë në vendin e parë, një më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë dhe katër më shumë se Barcelona në pozitën e pestë.