Lidhur me vendimet e Komisionit të ankesave pranë Këshillit për etikë në mediume, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ku në shtojcë janë dhënë edhe vendimet që e vërtetojnë se internet portalet Infomaks dhe Republika e kanë shkelur nenin 1 nga Kodeksi i gazetarëve.

“Këto janë dy vendimet e Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë në mediume (KEM) të cilat e vërtetojnë që internet portalet javore Infomaks dhe Republika, duke shkelur Kodeksin e gazetarëve edhe atë në nenin 1 kanë publikuar informacione të pavërteta për gjoja përfshirjen time në aferën Reket me qëllim që të më diskreditojnë. Në momentin që i pash tekstet, i neveritur nga arroganca që emri im të përfshihet në rastin që nuk kam kurrfarë lidhe, absolutisht asnjë lidhje, ndërsa zgjidhja është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, kam thënë se drejtësi do të kërkoj në gjykatë”, është shprehur Dimitrov.

Por, duke i përcjell praktikat e mira evropiane dhe duke i dëgjuar apelet e organizatave të gazetarëve, është shprehur ai, veçanërisht në kontekst të hapave të paralajmëruar për vetërregullim të fuqishëm të hapësirës në internet, megjithatë vendosa të mbështesë gazetarët profesionistë dhe tentimet e tyre për të vendos rend në oborrin e tyre. Ky është proces i ndërlikuar dhe i vështirë, nuk sjell rezultate menjëherë, por në afat të gjatë është hap i mbarë për demokracinë dhe për lirinë e fjalës.

“Ndërkohë, për neve që politika është ideal i pastër dhe lufte për vendin, na mbetet të luftojmë me gënjeshtrat me punë edhe më të fuqishme, me përkushtim dhe ndershmëri.
Edhe një argument për këtë vendim timin kuptohet është fakti që gënjeshtra dhe balta ndaj meje hidhen çdo ditë. Unë kam mision dhe nuk kam kohë për padi çdo ditë. Për hir të së vërtetës edhe për pak kohë prioritetet i ka për momentin gjykata e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme.