Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se ai do të ishte bërë tenist nëse do t’i kishte preferuar trofetë individuale, përderisa po fliste për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s.

Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2019 në ceremoninë e mbajtur të hënën në Milan, duke e lënë prapa vetes mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, dhe sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, përderisa Megan Rapinoe u shpall më e mira në kategorinë e vajzave,

Jurgen Klopp e fitoi çmimin për trajnerin më të mirë të vitit të në botë, pasi që arriti t’ia fitojë Liverpoolit trofeun e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, dhe atë të Tottenhamit, Mauricio Pochettinon.

Ramosi ishte i pranishëm në këtë ceremoni, pasi që u emërua në formacionin më të mirë të vitit për të dhjetën herë në karrierë. Mirëpo, ai tha se do të kishte preferuar të fitonte ndonjë çmim me Real Madridin në vend të këtyre çmimeve individuale.

“Do të preferoja të mos kisha ardhur këtu dhe që Real Madridi të kishte fituar tituj. Nëse do të kisha dashur të fitoj tituj individual, do t’ia kisha përkushtuar jetën time tenisit”, tha Ramosi, pas përfundimit të ceremonisë.

“Kur skuadra fiton, ne gjithmonë fitojmë. Nuk e patëm një sezon të mirë vitin e kaluar, por është një shenjë e mirë që Real Madridi ende ka lojtari në 11-shen më të mirë në botë”.

Ramosi, Marcelo dhe Luka Modrici, fituesi i çmimit të FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë vitin e kaluar, ishte të përfshirë në 11-shen më të mirë të këtij viti, përkundër që Real Madridi nuk e shijoi një sezon të suksesshëm