Udhëtimi për në këtë vend misterioz zgjat shumë, pasi ndodhet thellë në malet kaukaze të Rusisë, në Osetinë e Veriut.

Fshati Dargavs, i njohur edhe si “Qyteti i të Vdekurve”, ka një varrezë të lashtë e të veçantë.

Varret këtu kanë më shumë se 100 shtëpiza varrimi që vazhdojnë për 17 kilometra, ku banorët i linin të vdekurit të veshur me rroba dhe me objekte personale.

Osetianët thonë se varrezat i ndihmojnë të kuptojnë se si jetonin njerëzit aty 400 vite më parë. Por edhe arkeologët kanë shumë interes, pasi disa nga objektet e gjetura kanë tërhequr vëmendjen e shkencës.

Secila nga shtëpizat-varr i përkiste një klani ose familjeje

Vendi është shumë misterioz, dhe është i mbushur me mite e legjenda

Dikur besohej se kush kalonte aty, nuk do të dilte më i gjallë.

Legjenda të tjera të vendasve thonë se në shekullin e 18-të ra një sëmundje e madhe në Oseti, dhe të vdekurit rrethoheshin me dhoma izolimi.

Të tjerë thoshin se këto varreza përdoreshin nga familjet që nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për funerale, dhe që thjesht i linin të vdekurit në ato dhoma.

Varret kanë nisur të tërheqin turistë nga e gjithë bota.

Loading...