Me propozim-ligjin për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shtetërore dominuese, i miratuar në seancën e sotme të Qeverisë zgjerohet përfshirja me 1.000 punëtorë të rinj të falimentuar të cilëve u zgjidhet statusi me kompensim mujor deri në momentin e pensionimit të tyre, kumtoi pasdite pres shërbimi qeveritar.

Me vendimet paraprake ligjore dhe me këtë propozim-ligj rreth 12.000 punëtorë të falimentuar marrin mbështetje financiare dhe sigurim material deri në momentin e pensionimit të tyre.