Sipas besimeve të përhapur në njerëz, të qarit në ëndërr ka disa kuptime, që nga dhimbja, marrja e një lajmi të mirë etj. Por sipas një shpjegimi psikologjik, e qara në ëndërr është gjithmonë shprehi e diçkaje që iu trysnon dhe që doni ta shfryni.

Të qarit me dëshpërim, do të thotë një ndjesi lirie, ndaj një mllefi të akumuluar ku më në fund në gjumë, keni mundësi të shpreheni lirisht.

Çfarë do të thotë të qash për dashurinë– Kjo është një prej gjërave që ndodh më shpesh në gjumë. Kjo gjë ndodh kryesisht për shkak të përjetimeve reale, për shkak të rëndësisë që keni ndaj ndjenjës tuaj. E qara në ëndërr në një rast të tillë mund të ketë lidhje me humbjen e partnerit/es, frikë për ndonjë tradhti etj. Bëni mirë që të besoni më shumë në veten tuaj, pasi shpesh janë thjeshtë paranoja.

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr persona që qajnë– Ëndrra të tilla shprehin thjeshtë simpatinë ndaj dikujt, konkretisht personit që po qan në ëndërr. Ndërsa nëse shihni një fëmijë duke qarë, mund të jetë thjeshtë një presion i mbartur nga fëmijëria.

Çfarë do të thotë të qash nga gëzimi në ëndërr– Kjo ëndërr shpreh një gjendjen tuaj të brendshme shpirtërore. Kjo do të thotë se diçka pozitive po ndodh në jetën tuaj. Ndërsa nëse shihni sikur jeni duke u martuar dhe po qani, përfaqëson një ngarkesë emocionale shumë të fortë dhe jo një fund të lumtur.

Loading...