Studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë që është e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao.

Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve – Çokollata është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, katekineve dhe flavonoleve. Këto janë komponime që kanë veti të fuqishme antioksiduese.

Studimet kanë treguar që qumështi mund ta bllokojë absorbimin e këtyre kompozimeve, prandaj do të ishte më mirë të mos konsumoni çokollatë me qumësht.E rregullon nivelin e kolesterinës – Çokollata e zezë i rregullon nivelet e insulinës.

Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të kolesterinës, transmeton Koha.net. Studimet kanë treguar se çokollata e zezë në të njëjtën kohë e redukton nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) dhe i rrit nivelet e kolesterinës së mirë (HDL).E mbron shëndetin e zemrës – Çokollata e zezë e përmirëson shëndetin e gjithë sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm dy porcione të çokollatës së zezë në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër për madje 30%.E përmirëson disponimin – Çokollata e stimulon prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues ky përgjegjës për disponimin, ndërsa studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt dhe i moderuar i çokollatës mund ta zvogëlojë rrezikun prej depresionit.

Loading...