Prokuroria po e analizon dokumentacionin për tenderin për furnizim të sistemeve të radarit për “Navigacioni Maqedonisë” M-NAV, për të cilën u publikuan biseda në qeveri, në mbledhjen që e ka organizuar sekretari gjeneral Dragi Rashkovski, transmeton Zhurnal.

Nga Prokuroria informuan sot se menjëherë pas publikimit të audio-inçizimit është hapur lëndë, dhe po procesuohet dhe një padi penale e dorëzuar nga një parti.

Nga Prokuroria informuan se edhe në gusht prokurori publik që vepron për këtë lëndë ka dhënë urdhër deri tek MPB për mbledhjen e dokumentacionit të plotë për lëndën. Është urdhëruar dhe analizë thelbësore e dokumentacionit, me çka Prokuroria do të sjellë vendim meritues për procedim të mëtutjeshëm të lëndës.

Pas publikimit të audio-inçizimeve nga mbledhja në Qeveri, VMRO-DPMNE pati ngritur padi penale kundër sekretarit gjeneral të Qeverisë Rashkovski, për gjoja kurdisje të një tenderi për pajisje radari për nevojat e M-NAV.