Eksperti i drejtësisë nga Komisioni Evropian Rajnhard Pribe vlerëson se kusht i vetëm i sundimit të së drejtës në vend janë politikanët e pavarur.

Ata duhen të kenë vullnet politik për të implementuar sundimin e së drejtës. Në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë do të mund të qëndrojë i pavarur. Pa drejtim demokratik, nuk mundet të mbijetojë edhe sundimi i së drejtës ka deklaruar Pribe.

Ai këtë e tha në konferencën ndërkombëtare shkencore “Sundimi i mirë dhe sundimi i së drejtës nga perspektiva e integrimit në BE”.

Sipas zv/kryeministrit Osmani, ajo që mbrëmë krerët e qeverisë dhe të opozitës nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje, nuk ka ndikim mbi procesin e euro-integrimit në shtet.

Ligji i ri për Prokurorinë publike nuk është kushti i vetëm për fillim të negociatave. Kuptohet që është i rëndësishëm Ligji për PP të votohet para tetorit. Debati që zgjati mbrëmë deri në orët e hershme të mëngjesit jep mundësi që dallimet të sqarohen dhe të trajtohen në tavolinë, mundësi për të vazhduar bisedimet dhe të gjendet zgjidhje, ka përfunduar Osmani./Alsat

Loading...