Fituesi i çmimit Nobel për Paqen do të shpallet në Oslo më 11 Tetor. Kandidaturat e këtij viti janë mjaft të forta, por edhe surprizë.

Papa Francesku është një prej kandidaturave më të forta për ta marrë çmimin përfundimtar. Papa i parë jo-europian pas 1300 vite mund të shpallet fitues. Papa Francesku karakterizohet për revolucionarizimin që i bëri kishës katolike me thjeshtësinë e tij. Francesku e ka kthyer luftën ndaj varfërisë në misionin kryesor të kishës katolike nën udhëheqjen e tij.

Ndër të tjera ai ka hequr dorë nga shumë prej privilegjeve që i jep pozicioni, si rezidenca e tij e përhershme apo edhe jap e pushimeve, apo makina me të cilën lëviz. Tashmë papa nuk lëviz më me një makinë të blinduar, pro me një ford fokus blu, të thjeshtë, pas asnjë element sigurie.

Në listën e pretendentëve për të fituar çmimin Nobel për paqen më 11 Tetor është edhe adoleshentja më e famshme e momentit, Gretha Thunberg.

Suedezja 16-vjeçare e cila është kthyer në kryefjalën e ditës dhe që po lufton kundër të gjithëve për të adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike është krah Papës në këtë garë mjaft të fortë. Në listën e pretendentëve është edhe Carles Pudigemont, ish lideri separatist katalonjas, apo edhe Angela Merkel apo Filipo Grandi i UNHCR.