Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e ka pritur Marko Mantovanelin, drejtor i Zyrës së Bankës botërore për RMV dhe Kosovë, në kuadër të rajonit të Evropës dhe Azi Qendrore.

Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjet e përgjithshme ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe është shprehur kënaqësi nga vënia e raportit të partneritetit me Bankën botërore që në 26 vitet e kaluara ka shënuar kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e agjendës sonë reformuese në më shumë sfera.

Siç ka njoftuar kabineti i presidentit, drejtori Zyrës së Bankës botërore, Mantovaneli e ka informuar Pendarovskin për aktivitetet vijuese dhe qëllimet e projektit që dalin nga korniza katërvjeçare për partneritet me Maqedoninë e Veriut me të cilën duhet të mundësohet mbështetje për rritje më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Presidenti Pendarovski e ka theksuar rolin e jashtëzakonshëm të Bankës botërore në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, pastaj kanë theksuar se edhe pse vendi shënon trend pozitiv, i domosdoshëm është angazhimi i mëtejmë maksimal nga gjithë faktorët relevant në ndërtimin e ruajtjes së stabilitetit politik dhe parashikimit juridik, si parakushte kryesore për prosperitet në Maqedoninë e Veriut.