Nisma “Don’t you 20%” organizon konferencë me temën “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Konferenca do të zhvillohet sot prej orë 15:00 tek Bushi Resort në Shkup.

Panelistë të kësaj konference do të jenë studiuesi i filozofisë politike, Elvis Hoxha, ish deputeti Bekim Qoku, profesori universitar, Halil Snopçe si dhe udhëheqësi i OJQ Eco Guerila, Arianit Xhaferi.

Përveç panelistëve, janë paraqitur si mysafirë edhe intelektualë të shumtë, të cilët do të kyçen në debat me pyetjet dhe qëndrimet e tyre, përcjell in7.

Pjesë e debatit mund të bëhet çdokush që është i interesuar. Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për studentët, për të shpalosur qëndrimet e tyre në lidhje me aktualitetin apo vizionin e tyre për ecurinë e kombit.

“Temat e diskutimit do të jenë rreth asaj që shumica e shqiptarëve dëshirojnë ndryshime thelbësore ekonomike, sociale dhe politike, por kur dëshira është pasive ajo kthehet më shumë në urim për t’u realizuar vetvetiu. Mënyra dëshirore e qasjes ndaj ndryshimive si projektim tek forcat e universit mbetet dëshirë e shtypur te vetja. Shqiptarët janë para mundësisë për ta çliruar potencialin e brendshëm transformues të kësaj dëshire” – thonë nga nisma “Don’t you 20%”.