Pjestarët e policisë nga Stacioni Policorë për siguri në komunikacion dhe rrugë-Tetovë, brenada aktiviteteve të djeshme (25-shtator) të përforcuara kontrolluese, kanë zbuluar dhe sanksionuar me ligj 87 shkelje në trafik. Numri më i madh i tyre (53) kanë qenë për tejkalim të shpejtsisë dhe (24) për keq parkime, gjithashtu janë zbualuar edhe 8 vozitës, të cilët kanë drejtuar automjetin para se të kalojnë provimin për patentë shoferi, si dhe shkelje tjera.
Kundër të gjithë shkelësve janë përgaditur parashtresa adekuate.