Policia e Tetovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion duke kapur dy persona me drogë.

Sipas policisë në rastin e parë, mbrëmë reth orës 22.00 në Tetovë, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasin e sërbisë F.B. (20) me vendqëndrim në Tetovë, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur marijuanë.

Ndërsa në rastin e dytë policia ka arrestuar 23 vjeçarin SH.K nga Reçica e Madhe tek i cili gjatë kontrollit tek makina e tij e tipit “Opel Vektra” me targa të Tetovë është gjetur marihuanë.

Pas dokumetimit të dy rasteve kundër tyre do të pasojë edhe parashtresë adekuate./TS