Ka bërë plot rrëfime të forta në librin e saj aktorja hollivudiane, Demi Moore. Duket se tek `Inside Out“, ajo vërtet nuk është kursyer të tregojë sekretet e veta, një pjesë të të cilave, nuk njiheshin publikisht deri më sot.

Një prej tyre është dhe ai I fundit: Demi kujtoi martesën e parë me muzikantin Freddy Moore, dhe se si të qenit jobesimtare e detyroi të përballet me disa të vërteta të vështira për jetën e saj.

Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur lidhën kurorë në 1980. 5 vjet më vonë, u divorcuan. “Një natë para se të martoheshim, në vend që të bëja premtimet e mia, unë I telefonova një djali me të cilin isha takuar në një film. U largova nga festa ime e beqarisë dhe shkova në banesën e tij”, thotë Moore.

Aktorja rrëfen se në ato momente, nuk mund të përballonte faktin që ishte martuar për të shpërqendruar veten nga pikëllimi i vdekjes së babait.