Nga Skënder MULLIQI

Regjimet  dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të  zvoglohet nataliteti,  se problem po bëhet jeta. Nese  dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash   po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti  edhe nga politikat dështuese , nga njerëzit që kan ardhë në krye  të shtetit pa pregaditje  të duhur profesionale . Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike  më shumë  forcat retrograde . E përbashkëta  dhe karakteristika e këtyre regjimeve  është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar  çdo vlerë shoqërore.Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson , duket së ne po  “ vdesim “ ngadalë , nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet.Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar , po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh . Kjo për faktin së  nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të  njejta politike edhe në këtë  fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese . Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende  të ky popull  më vetëdije të ulët për shtetndërtim  dhe mirëqenje!  Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë. Si nuk kan turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe  , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral  karshi shumicës e cila po jeton keq ? A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën ? Po largohen kategoria    e re  dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një  standard më të lartë , por në pyetje është edhe dhe statusi  tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia . Të gjitha pushtetet  kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese .   Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem  , e jo zgjidhje e këtij problemi . Sa të  do të zgjasë  ky problem , ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë. Sipas rrjedhave të ngjarjeve  dhe sipas retorikave të sterperseritura  që po ndëgjojme ,  nuk do të ketë ndryshme pozitive  dhe as zgjedhje  të problemeve të grumbulluara aq të pritura  .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush  i  del Zot   kësaj toke dhe  popullit të saj…?!