Një biznesmen që donte të linte përshtypje të mira me një vajzë që kishte në makinën e tij Porsche, u përplas aq fort sa motori fluturoi jashtë dhe vajza pësoi dëmtime në tru, duke ndenjur një javë në koma.

40-vjeçari londinez, Martin Skiner, një biznesmen në fushën e ndërtimit, u tregua arrogant dhe në gjykatë. Ai u paraqit me një tjetër makinë luksi, një McLaren, dy orë me vonesë, dhe tha se nuk i kishte funksionuar alarmi në mëngjes. Gjykata nuk tregoi mëshirë dhe e dënoi me 22 muaj burg për drejtim makine nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Vajza, e cila ndenji një javë në koma dhe ka pësuar dëme të rënda në tru, të cilat do t’i ndryshojnë jetën, tha se i ishte lutur të mos ecte shpejt, pasi ai kishte konsumuar dhe kokainë. Por biznesmeni nuk e kishte dëgjuar dhe kishte dashur të mburrej me aftësitë e tij.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();
Global