Nuk ka rëndësi se çfarë bëni ose ku punoni – çdo njeri kërkon mënyra për t’u bërë më produktiv në punën që e ka.

Megjithatë, sasitë e tepërta të kafeinës dhe metodat tjera mund të mos jenë edhe aq efektive që t’i arrini nivelet kulminante të produktivitetit.

Prandaj, më poshtë ju sjellim pesë shprehi të cilat, nëse i përvetësoni, ju ndihmojnë ta rritni produktivitetin sepse janë këshilla nga disa prej njerëzve më produktivë.

Bëni më shumë pauza
Lodhja e trurit pas orëve të gjata me punë duhet të jetë shenjë se duhet të pushoni pak. Pasi që truri e ka shfrytëzuar glukozën e vet, jepni vetes një moment për t’u rifreskuar duke ecur, duke ngrënë drekë ose thjesht duke medituar.

Ndiqeni rregullën 80/20
Vetëm 20 për qind e asaj çfarë bëni në ditë e prodhon 80 për qind të rezultateve. Eliminoni gjërat që nuk kanë rëndësi gjatë një dite të punës – ato kanë efekt minimal në produktivitetin e përgjithshëm.

Shfrytëzojeni mëngjesin për t’u përqendruar në vetvete
Vetëm i bëni dëm produktivitetit nëse i filloni mëngjeset duke i kontrolluar e-mailat apo duke e shikuar kalendarin. Fillojeni ditën duke e ngrënë një shujtë të mirë, duke i lexuar lajmet, duke medituar ose duke u stërvitur.

Krijojeni një sistem
Me siguri se keni zhvilluar disa shprehi të cilat jua dëmtojnë produktivitetin. Por, menaxhoni gjërat që ju shpërqendrojnë duke e krijuar një sistem. P.sh. ata që i kontrollojnë e-mailat vazhdimisht, planifikojeni një kohë në mëngjes, në pasdite dhe në mbrëmje për t’i menaxhuar ato.

Mos e ngatërroni produktivitetin me dembeli
Dembelia është shkaktari numër një i humbjes së produktivitetit. Shumica e metodave të ashtuquajtura “për kursim të kohës” – siç janë e-mailat apo takimet – shpeshherë janë vetëm mënyra për t’u larguar nga puna e vërtetë. Përqendrohuni të bëni gjëra që kanë më shumë rëndësi.

Loading...