Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka vizituar parkun në bllok 82. Sipas saj në vendin e parkut janë menjanjuar disa objekte pa leje duke çliruar hapësirat publike.

“E shkëlqyeshme të takosh gjyshër me nipërit dhe mbesat në parkun e ri të bllokut banesorë 82. Pas përfundimit të punimeve në hapësirat e shkollës “KIRILI DHE METODIJ” duke krijuar kënde të reja të hapësirave të gjelbërta publike dhe këndeve për lodra, krijuam një hapësirë te re përballë shkollës “Kirili dhe Metodij”. Dislokuam disa objekte pa leje dhe çliruam hapësirën publike, instaluam ndriçimin publik, tanponuam hapësirën, me qëllim që të adaptohet në hapësirë e cila sot shërben si kënd për lodra. Pas investimeve në blloqet banesore, është bërë edhe vendosja e pajisjeve urbane dhe mbjellja e pemëve. Ta ruani hapësirën dhe ta gëzoni voglush!” ka shkruar Teuta Arifi