Një inxhinier në pension, në Britaninë e Madhe, ka shpenzuar 30 000 funta për tre vjet në luftën e tij ligjore për të mos paguar një gjobë prej 100 funtash me të cilën ishte dënuar për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas BBC, Richard Keedwell, 71 vjeç, kishte hapur një procedurë gjyqësore, kur në vitin 2016 u gjobit me 100 stërlina për drejtim të makinës shpejtësi prej 56 kilometrash në orë në një rrugë në Worcester ku shpejtësia e lejuar ishte 48 kilometra në orë.

Në gjykatë, Keedwell kishte kërkuar ndihmën e një eksperti të videove dhe elektronikës i cili kishte thënë se kamera mund të ketë perceptuar shpejtësinë e ndonjë automjeti tjetër në shpejtësi apo mund të ketë qenë e prishur.

Megjithatë, Keedwell kishte humbur rastin, ndërsa edhe ankimimi i tij muajin e kaluar rezultoi i pasuksesshëm.

Keedwell ka thënë se ka paguar rreth 21 000 stërlina për dhe 7 000 të tjera për udhëtime dhe shpenzimet e gjykatës.

Ai është shprehur se ka menduar që procesi gjyqësor në këtë mënyrë do të përfundonte më shpejt dhe se paratë që ka harxhuar kanë qenë trashëgimi për djemtë e tij, duke shtuar se ndihet i penduar që ka shpenzuar kaq shumë të holla.

Loading...