Presidenti, Stevo Pendarovski takoi shefin e Zyres për lidhje me NATO-n, Zoran Jankoviq, me çrrastë theksoi se me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO do të rrumbullakohet një nga përcaktimet kryesore strategjike të shtetit, që do të kontribuojë për zhvillimin e saj të përgjithshëm, dhe do të reflektohet pozitivisht ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Nga Kabineti i presidentit kumtuan se ai në takimin me Jankoviq ka shprehur pritje për përfundim sa më të shpejtë të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e vendeve-anëtare, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës më të fuqishme ushtarako-politike.