Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se të gjithë të involvuarit apo të përmendurit lidhur me rastin “Reket”, vetë duhet të paraqiten dhe të japin deklaratë, e jo të presin të thirren nga organet kompetente.

“Mendoj se secili që është përmendur, duhet të japë deklaratë, madje edhe nëse nuk është thirrur nga organi kompetent. Thjeshtë, si politikanë jemi të detyruar të japim përgjigje të pastër para opinionit nëse përmes kumtesës apo përmes deklaratave para organit kompetent dhe të themi – unë me atë dhe atë punë nuk kam asgjë”, deklaroi Pendarovski gjatë vizitës së sotme në Veles.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Pendarovski sqaroi se u ka bërë thirrje kompetentëve t’i ndërpresin pushimet kolektive vjetore në kohën kur ky rast ka filluar të zhvillohet në opinion, sepse ka konsideruar se afera ka proporcione të tilla që nuk mund të lejohet të ketë pushim kolektiv vjetor gjatë kohës kur opinioni pret rezultate.

“Rreth tempos së hetimit, nuk mund të përzihem. Unë nuk bëra thirrje sa më shpejtë dhe nuk dhashë afat deri kur duhet të ketë aktakuzë të ngritur. Ndoshta nuk do të ketë. Unë bëra thirrje vetëm të ndërpresim së shfrytëzuari pushimet vjetore, sepse kjo nuk ishte adekuate në atë moment”, theksoi pendarovski.

Ai përkujtoi se në konferencën për shtyp që e ka mbajtur më 12 gusht ka thënë se nuk ka kurfarë relacioni me njerëzit të cilët përmenden dhe paralajmëroi se edhe në të ardhmen ka ndër mend edhe për veten e edhe për njerëzit nga Kabineti i tij, nëse në çfarëdo lloj mënyre janë përmendur në çfarëdo lloj veprime të supozuara joligjore, të dalë me kumtesë apo me deklaratë publike dhe të jepet llogari para opinionit.

“Ne jemi të paguar të japim llogaridhënie para qytetarëve, madje të japim përgjigje edhe ndaj konstruksioneve më të pabaza që mund të bëhen. Ne jemi të obliguar të durojmë nivel më të lartë të kritikës dhe unë u bëj thirrje edhe politikanëve edhe pozitës edhe opozitës dhe qytetarëve ta bëjnë atë. Ne nuk guxojmë të jemi hermetikisht të mbyllur në kabinete dhe të presim të na thirrë organi zyrtar shtetëror”, tha Pendarovski.