Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se grupet e punës të LSDM-së dhe VMRO-DPME-së janë shumë afër marrëveshjes për ligjin e prokurorisë publike nëse ka vullnet politik.

Sipas Pendarovskit, i cili sot është për vizitë në Shtip, puna rreth ligjit është spastruar dhe ka ende dy-tre çështje kontestuese për të cilat të dy partitë kanë mendim të ndryshëm.

Dallimet për ligjin që kanë mbetur, thotë Pendarovski, janë aq të vogla që duhet të gjitha palët të cilat marrin pjesë të tejkalohen dhe të gjejnë zgjidhje një orë sa më herët në interes të qytetarëve.

I pyetur nëse është e mundur të konvokojë takim të ri të liderëve për ligjin, shefi i shtetit tha se mban kontakte të rregullta me të gjithë liderët e partive politike, por që është shumë e rëndësishme të shihet nëse ekziston vullnet politik të zgjidhet ai problem.

“Nëse nuk ka vullnet politik e kotë është t’i mbledh. Edhe Shën Pjetri po t’i mbledh nuk do të gjejë zgjidhje. Nëse ka vullnet nuk është e rëndësishme se kush do t’i organizojë dhe ku do të takohen, ata do të gjejnë zgjidhje për gjysmë ore”, deklaroi Pendarovski gjatë vizitës së sotme në Veles në suaza të projektit “Ballë për ballë”.

Theksoi se mossjellja e ligjit nuk do të jetë pengesë për vendimin e pritur në tetor për fillim të negociatave me BE-në.

“Nëse nuk e sjellim atë ligj nuk do të jetë problem që të marrim datë për negociata në tetor. Me vendimin të transferohen lëndët nga PSP në PPRMV-së ai problem është zgjidhur në këtë periudhë. Por kuptohet është shumë e rëndësishme të kemi ligj të ri për prokurorinë publike me të cilin ish PSP edhe sistematikisht do të rregullohet që të mund të vazhdojë pas lëndëve për ne, për shtetin. E rëndësishme është PSP të jetë pjesë e sistemit të rregullt të prokurorisë dhe në atë mendim apeloj te liderët politik të dakordohen sa më shpejtë që është e mundur”; tha Pendarovski.