Kanë kaluar pak më shumë se një vit nga vdekja tragjike e reperit Mac Miller.

Dhe tani pasuria e tij prej 11 milionë dollarësh më në fund u ngrit dhe u nda midis miqve dhe familjes së tij të ngushtë, shkruan DailyMail.

Vlera neto e vlerësuar e reperit arriti në rreth 11.3 milionë dollarë sipas dokumenteve të pasurive që përfshinin vlerat e pasurisë dhe paratë e gatshme, raporton TMZ.

Ndërsa prindërit e tij dhe vëllai i tij, Miller McCormick, do të marrin shumicën e sendeve, miqtë e tij të ngushtë janë regjistruar për të marrë mjaft nga gjërat personale të yllit gjithashtu.

Para se të vdiste, Mac la një testament në të cilin ai shkruajti udhëzime specifike për njerëzit e afërt në jetën e tij, duke përfshirë lënien e rrobave dhe pajisjeve elektronike të tij, mikut, Bryan Johnson.

Do të thotë që shoku i tij do të jetë në pronësi të të gjitha televizioneve, laptopit dhe iPad-eve. Një tjetër mik, Q Chandler-Cuff do të marrë të gjitha stolitë e argjendit, të cilat vlerësohet se arrijnë shifra ‘disa dhjetëra mijëra dollarë’.

Dylan Reynolds është vendosur të marrë të gjitha instrumentet dhe pajisjet e tij, përfshirë kitarat e tij në vlerë 5000 dollarë.

Dhe shoku i tij i fundit Jimmy Murton do të marrë mobiljet e tij.

Kjo e lë familjen e tij me rreth pesë milion dollarë në atë që ai kishte në llogaritë e tij bankare dhe të brokerimit dhe sende të tjera që nuk i fuste në testamentin e tij.

Artisti i nominuar nga “Grammy” ndërroi jetë vitin e kaluar për shkak të një mbidoze të dorgës.

Tregtari i tij i drogës u arrestua kohët e fundit nga policia për përfshirjen e tij në vdekjen e reperit, ku në raporte citohet se ai “i dha atij një dozë vdekjeprurëse të drogave të përziera”.

Loading...