Duket se Tristan nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai e ka kërkuar vazhdimisht Khloe Kardashian dhe këtë herë i ka bërë një koment në Instagram.

Në fotografinë e fundit që publikoi ylli i “KUWTK”, basketbollisti shkruajti: “Dielli po shkëlqen fort mbi një diamant të bukur!”.

Historia e Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian ishte ndër më të komentuarat në faqet rozë. Pas tradhtisë së basketbollistit me Jordyn Woods, Khloe i dha duart Tristan, ndonëse kishin vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.