Sërish filloi të rrjedh uji mineral nga burimi në vendin e quajtur Banjiçe në Tetovë, i cili në vitin 2014 ishte zënë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore.

Bëhet fjalë për burimin e madh pas urës së metaltë, ku uji vetë ka filluar të rrjedh. Megjithatë, nga Qendra për shëndet publik informojnë se uji nuk është i kontrolluar në mënyrë mikrobiologjike.

“Pas paraqitjes së qytetarëve të cilët merren me sport në vendin Banjiçe ekipi ynë ishte në terren dhe mori mostër nga burimi te kthesa dhe nga vendi më i vjetër përmes urës së metaltë. Morëm mostra nga të dyja vendet. Apeloj që uji nga burimi përmes urës të mos përdoret sepse nuk është i sigurt nga aspekti mikrobilogjik. Janë izoluar bakteriet esheria koli dhe poliformni të cilat janë indikatorë të ndotjes fekale. Uji mineral nga parametrat kimik fizik është ujë i pasur me minerale përmban kalcium dhe magnezium por nuk është i sigurt për pije”, deklaroi Ratko Davidovski, specialist i ekologjisë shëndetësore pranë Qendrës për Shëndet publik.

Uji mineral nga i cili ka në shumë vende në Banjiçe shfrytëzohet nga qytetarët dhe besohet se ka edhe përzierje të ilaçeve të caktuara.

Vendi Banjiçe gjendet tre kilometra në perëndim të Tetovës në shpatet e Malit Sharr në drejtim të burimit të lumit Pena. Rruga përgjatë lumit shfrytëzohet për ecje dhe vrapim. .