Sot më (25 tetor) zyrtarisht partitë politike do të hapin fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Lidhja Demokratike e Kosovës veçse e ka hapur zyrtarisht fushatën në ora 00:00, përderisa partitë tjera kanë paralajmëruar që sot do të fillojnë me tubime në qytete të ndryshme.

Partia FJALA nga ora 11:00 tek Teatri Kombëtar në Prishtinë veçse ka hapur fushatën ku po mbahet një tubim.

E pas partisë FJALA, në Prishtinë do të hap fushatën edhe partia e udhëhequr nga Milaim Zeka.

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Hotel Grand në Prishtinë sot në ora 15:00.

Pas partisë, PEK e FJALA, në ora 16:00 do të hapë zyrtarisht fushatën Lëvizja Vetëvendosje.

Këta për ta hapur fushatën kanë zgjedhur komunën e Mitrovicës, derisa, kjo do të bëhet në sallën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.

Të njëjtën komunë e ka zgjedhur për ta nisur fushatën edhe partia e udhëhequr nga Kadri Veseli.

I njëjti me fillim nga ora 17:00, do të marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore në Mitrovicë në sheshin “Mehë Uka” në këtë komunë.

Koalicioni 100 % që për kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinaj ka zgjedhur Suharekën për nisje të fushatës.

AAK dhe PSD do të bëjnë hapjen zyrtare të fushatës në Suharekë në palestrën 13 qershori.

Në të njëjtën orë në kryeqytet koalicion NISMA-AKR-PSD, mban tubimin për hapjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare. Kjo do të bëhet në sallën 1 tetori.

Të fundit tubimin për hapje të fushatës do ta bën partia e udhëhequr nga Isa Mustafa.

LDK hap zyrtarisht fushatën në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë në ora 19:00