Partia në pushtet e Rusisë “Rusia e Bashkuar” pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin e qytetit të Moskës.

Sipas rezultateve gati të plota, partia humbi afro një të tretën e ulëseve në Parlamentin prej 45 vendesh, por pritet të ruajë shumicën me rreth 26 ulëse.

Udhëheqësi i “Rusisë së Bashkuar” në Moskë, Andrei Metelsky, nuk u rizgjodh.

Me shumicën e kandidatëve të opozitës të skualifikuar, komunistët, të pavarurit dhe të tjerët fituan po ashtu ulëse në Parlament.

Përjashtimi i kandidatëve të opozitës shkaktoi protesta masive në Rusi.

Mijëra njerëz u arrestuan, ndërsa policia speciale u akuzua për reagim brutal ndaj demonstruesve.

Përveç Moskës, rusët votuan edhe në rajone të tjera më 8 shtator.

Në mediat sociale u postuan disa raporte për mashtrime në zgjedhje, por Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i verifikonte në mënyrë të pavarur.

Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, tha se deri më tash “nuk ka informacione se ndonjë prej zgjedhjeve mund të jetë e pavlefshme”

Loading...