Shefat e shtatmadhorive të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë marrëveshje për mbikëqyrje të hapësirës ajrore të Shkupit, që në këtë moment është imperativ, sepse është në favor të interesit tonë kombëtar, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panajotopullos në një intervistë për gazetën athinase “Katimerini”.

Siç informon korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina, i pyetur për marrëveshjet për mbikëqyrje të hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe strandardizimit të armatës sonë, Panajotupullos sqaron se këto çështje janë lëndë e negociatave mes udhëheqësive ushtarake të të dyja vendeve, duke theksuar se pozicioni i i Demokracisë së Re rreth  Marrëveshjes së Prespës dihet, por edhe shton se mbikëqyrja e hapësirës ajrore ” e Shkupit është në interes të Greqisë”.

“Marrëveshja për bashkëpunim në mbrojtje është rezultat i Marrëveshjes së Prespës. Rezultat, i cili edhe nuk është aq negativ se sa elementet e dëmshme të kësaj marrëveshje. Në këtë kontekst,  mes shefave të shtatmadhorive do të nënshkruhet marrëveshje për mbikëqyrje të hapësirës ajrore të Shkupit. Vlerësoj se një gjë e tillë është në interes të shtetin tonë, sepse thjeshtë, nëse nuk ndodh kjo, do t’iu jepet mundësi vendeve të tjera, kryesisht Turqisë, e cila ka shfaqur interes, pa i pasur mjetet e nevojshme. Sipas kësaj, në këtë moment është imperativ nënshkrimi i air policing (mbikëqyrje e hapësirës ajrore) të Shkupit, sepse kjo është në favor të interesit kombëtar”, thotë Panajotopullos për gazetën greke.

Më 2 prill të këtij viti, gjatë vizitës së ish kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe ministrave të qeverisë së tij, në mesin e marrëveshjeve të nënshkruara bilaterale ishte edhe ajo mes ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Evangelos Apostollakis.

Ata nënshkruan Marrëveshje gjithëpërfshirëse në mbrojtje, 20 vite pas nënshkrimit të së parës të këtij lloji, ndërsa në të janë theksuar sferat e bashkëpunimit me interes të ndërsjellë – dialogu strategjik, politika dhe doktrinat e mbrojtjes, zhvillim i aftësive për mbrojtje, planifikimi në mbrojtje, logjistika, mjekësia ushtarake, arsimi ushtarak, etj.