Pamjet kanë tronditur botën: Momenti kur forcat izraelite vrasin gruan e pafajshme palestineze (VIDEO+18)

Një grua palestineze është martirizuar nga forcat izraelite pranë qytetit të okupuar Ramallah në Bregun Perëndimor, bëri të ditur sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton AA.
“Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut”, tha ministria në një deklaratë.
Sipas mediave izraelite, gruaja u qëllua për gjoja përpjekjen për të goditur me thikë një ushtar izraelit.
Ajo u transferua në Qendrën Mjekësore Hadassah në Kuds, ku vdiq nga plagët e marra.
Asnjë ushtar izraelit nuk u plagos në incident.
🇵🇸#Palestine || Israeli occupation soldiers shot Palestinian woman on Qalandia military checkpoint.
قوات الاحتلال تطلق النار على سيدة فلسطينية على حاجز قلنديا شمال القدس المحتلة. pic.twitter.com/rrm59HWpwN
— Humans Of Palestine (@HOPalestine) September 18, 2019