Në Agjencinë Nacionale për Siguri (ANS) në Maqedoninë e Veriut mbretëron një pakënaqësi e madhe për shkak të mënyrës se zgjedhjes së kuadrove të rinjë. Në këtë agjencia të sapoformuar është e mundshme edhe revolta, rebelimi dhe dorëheqja e kuadrit të zgjedhur shqiptarë, thonë burime të gazetës KOHA nga shërbimet e sigurisë.
Sipas këtyre burimeve mësohet se është duke u eliminuar kuadri profesional me përvojë 15 deri në 50 vjec në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), ndërkohë pranohen persona të cilët nuk i plotësojnë kriteret ligjore dhe që kanë kallzime penale. Gazeta shkruan se ANS-ja nuk e respekton as përfaqësimin proporcional, duke i anashkaluar shqiptarët. Përshkak të këtyre skandaleve është alarmuar edhe BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila është në komunikim të përhershëm me LSDM-në me qëllim që të mos vie deri te eskalimi i situatës në ANS, me të cilën udhëheq drejtori Viktor Dimovski.