Takimi që këtë fundjavë pritet të zhvillohet mes drejtuesve të SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, do të qartësojë dilemën nëse punonjësit në arsim do të hyn në grevë në tetor. Kështu deklaroi kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkov duke përsëritur edhe një here qëndrimin e sindikatës se nuk tërhiqet nga kërkesat për rritjen e pagave. Nedellkov nënvizoi se pagat në arsim nuk kanë asnjë arsye të mos rriten pasi që paga minimale është në rritje të vazhdueshme.

Megjithatë, nëse pritjet tona nuk janë të kënaqshme atëherë sigurisht do të sjellim vendim nëse do të jetë protestë, grevë ose ndonjë formë tjetër si presion ndaj shtetit. Në këtë moment nuk mund ta them se çfarë do jetë, as unë nuk e di se si do të jetë. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të gjendet gjuhë e përbashkët që në të ardhmen të krijohet një traditë për mënyrën e rritjes së pagave në sektorin publik po edhe çdo kund tjetër. Më 1 tetor nuk jam i sigurt se do të kemi vendim sepse bisedimet pritet të zgjasin deri në përmbyllje të shtatorit”-tha Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ditë më parë deklaroi se nuk ka ndonjë përqindje të caktuar pë rritje të pagave. Sipas tij, duhet shqyrtuar të gjitha parametrat me qëllim të mos krijohen implikime financiare në buxhet.

Deri më sot nuk kemi diskutuar për përqindje të caktuar të pagave. Do të vazhdojmë me negociatat tona…Nuk është edhe veprim i lehtë se po shqyrtohen të gjitha parametrat për të cilat kemi marr detyrime, kemi marr për sipër që të kryejmë aktivitete dhe të gjitha ato aktivitete kanë edhe implikim të caktuar financiar dhe për atë arsye po shqyrtohen të gjitha parametrat”-pohoi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Për pakënaqësitë dhe problemet në sektorin e arsimit, më 2 shtator, në ditën e parë të shkollës, SASHK-u mbajti grevë paralajmëruese në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ne vend.

Punonjësit e arsimit me rrogën e shtatorit kanë një rritje prej 5 për qind të pagave, por nga sindikata kërkojnë që rritja të jetë mes 20 dhe 25 për qind./Alsat