Me bukuritë dhe pasuritë e saja, Mali Sharr është një nga zonat më të rëndësishme për ruajtjen e natyrës jo vetëm në Republikën Veriore të Maqedonisë, por edhe në nivelin rajonal dhe evropian, për shkak të kësaj ajo duhet të shpallet Park Nacional.Këtë e theksoi sot Zëvendsës kryetari i Qeverisë, Bujar Osmani, para një numri të madh të ambasadorëve, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, kryetarëve të komunave dhe mysafirëve tjerë në fushën Stanet e Shipkovicës në Malin Sharr.

“Besoj se vetëm ai i cili e njeh vendin e tij, vetëm ai i cili i njeh bukuritë e vendit të tij, vetëm ai sinqerisht e do dhe e ruan vendin e tij.Si kryesues i integrimeve evropiane, më lejoni ta përcjell porosinë të cilën e konsideroj si përmbledhje të të gjitha vizitave, mesazh të cilin e marr në çdo vend, dhe ai është – Republika e Maqedonisë së Veriut i plotësoi obligimet, vendi meriton progres në integrimet evropiane dhe prandaj në tetor Bashkimi Evropian do ta plotësoj pjesën e tij të obligimit, dhe do të filloj negociatat me vedin tonë për anëtarësim të plotë në këtë Union”, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian është shumë më shumë se Union i shteteve; është përmbledhje e standardeve, rregullave, e aq më shumë përmbledhje e ideve dhe vlerave. Sipas tij, një ide e tillë mirënjohëse është edhe mbrojtja e natyrës, diçka që shumica prej jush e dini – paraqet edhe prioritet parësor për kryesimin Finlandez me BE-në, në nivel global, në drejtim të mbrojtjes së vendit nga ndryshimet klimatike.

“Sot jemi këtu në kontekst të ngjashëm; ja, po përdor një terminologji profesionale – në drejtim të promovimit të “mbrojtjes së boidiversitetit”. Në këtë segment, një nga kushtet që Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i plotësojë si anëtare e ardhshme e BE-së, është plotësimi i rregulloreve të caktuara evropiane lidhur me mbrojtjen e biodiversitetit, gjegjësisht, sigurim të shkallës së mbrojtjes prej së paku 12 përqind të territorit të gjithsejtë. Por, më lejoni të dërgoj mesazh tjetër. Për këtë ide, për këtë vlerë apo standard, të shkojmë një hap më tej. Ta mbrojmë biodiversitetin në hapësira edhe më të mëdha, dhe me këtë, të bëhemi pjesa e bukur e Evropës” tha Osmani.
Për momentin, niveli i zonave të mbrojtura në vend, përfshin rreth 9 përqind dhe pikërisht shpallja e këtij rajoni të Malit Sharr, për park nacional, kjo përqindje do të ngritet në 12, me çka do ta arrijmë standardin evropian.

“Në këtë proces, duhet të shikojmë posaçërisht në mënyrë pozitive, sepse përmes tij, kjo begati natyrore e jona, do të fitojë mbrojtje përkatëse evropiane. Në këtë mënyrë, do të krijohen mundësi të shkëlqyeshme për zhvillim dhe për prezantim të Maqedonisë së Veriut, para të gjithëve që do të dëshirojnë ta vizitojnë Malin Sharr, dhe ti shijojnë bukuritë e tij. Prandaj, të gjithë së bashku ta mbështesim këtë iniciativë dhe ta shëndërrojmë Sharrin në vlerën më të bukur evropiane të vendit tonë!”, theksoi ai.

Loading...