Osmani nga Berlini paralajmëroi prezencën personale në senacën e Bundestagut më 26 Shtator, ku nikoqir do të jetë Kryetari i Parlamentit gjerman, Volvgang Shojble

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë ku realizoi takim me Ministrin gjerman për Europë dhe përfaqësues i RFG në BE,Majkël Rot, ku kishte edhe fjalim për mediume ku përcolli përshtypjet nga takimi dhe njoftoi qe personalisht do të merr pjesë në seancën e Bundestagut gjatë votimit të pikës për mbështetjen e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
„Nga z.Rot mora bindjen që ata si Qeveri do të qëndrojnë fuqishmëm në kërkesën e Bundestagut të jepë dritë jeshile për Maqedoninë e veriut, ku në këtë temë do të diskutohet për një javë.Mendoj që jemi duke ecur në drejtimin të duhur, mbështetjen e Gjermanisë e kemi apsolutisht kyqe, dhe pres që gjithë keto përkushtime do të rezultojnë me vendim në tetor për fillimin e negociatave“ theksoi Osmani.
Në deklaratën për mediume Osmani theksoi që më 26 Shtator peronalisht do të merr pjesë në seancën e Kuvendit, ku në rendin e ditës do të gjendet pika për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku nikoqir do të jetë Kryetari i Bundestagut gjerman, Volvgang Shojble. „ Konfirmimi nga Bundestagu gjerman do të paraqet dritë jeshile edhe për Ministrin Rot dhe në përgjithsi për Qeverinë e Gjermanisë dhe Kancelaren Merkel, në mbledhjet e ardhëshme në tetor të Këshillit Evropian ta konfirmojnë vendimin pët fillimin e negociatave“ – deklaroi Osmani për mediumet