Oktapodët janë mjeshtra të kamuflazhit. Ata kanë qelizat nën sipërfaqen e lëkurës së tyre që ju shërbejnë për të ndryshuar ngjyrën.

Sidoqoftë, mund të jetë që këto krijesa të buta e bëjnë këtë gjë për të ngatërruar grabitqarët e tyre.

Kohët e fundit, qarkulloi një klip magjepsës i një oktapodi në gjumë duke ndryshuar ngjyrën e tij shumë herë.

Ajo që e bën atë edhe më argëtuese është tregimi i biologut detar Dr. David Scheel. Ai përpiqet të mendojë se për çfarë ‘ëndërronte’ oktapodi Heidi dhe në këtë mënyrë e realizoi kripin.

Videoja është marrë nga dokumentari Octopus: Making Contact , i cili shfaqet në PBS më 2 tetor. Ai paraqet D. David Scheel, një profesor në Universitetin Paqësor të Alaskës në Anchorage dhe Heidin, oktapodin që ai ka rritur.