Oda e Mjekësve përmes kumtesës u bën apel organeve dhe institucioneve kompetente t’i ndërmarrin të gjitha masat që i kanë në dispozicion dhe t’i ndëshkojnë në mënyrë më të ashpër shkaktuesit e incidenteve në institucionet shëndetësore.

Në dy ditët e fundit kanë ndodhur tre incidente të dhunës verbale dhe fizike  mbi punonjësit shëndetësorë edhe atë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, në Repartin Intern në Spitalin Klinik në Tetovë dhe një në spitali  privat në Shkup, theksojnë nga Oda e Mjekësve.

Nga Oda e Mjekëve theksojnë se në periudhën e kaluar kanë inicuar disa takime dhe debate që të ndërpritet dhuna në shëndetësi.

Oda e Mjekëve do të vazhdojë me aktivitetet që t’i jepet fund dhunës në shëndetësi e cila kohëve të fundit ka marrë një hov të madh. Qëllimi është që të mundësohen kushte normale të punonjësve shëndetësorë për kryerjen e profesionit të tyre në kujdesin për qytetarët të cilëve u nevojitet mbrojtje shëndetësore, mes të cilëve janë edhe të afërmit e atyre të cilët shkaktojnë dhunë verbale dhe fizike në institucionet shëndetësore.